Rreth AlbGroup

AlbGroup

Puna e një skuadre të përkushtuar, shërbimi ndaj qindra klientëve, besimi i shumë furnitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, pasioni për të kontribuar gjithnjë në zhvillimin e 4 kompanive aktuale u pagëzua me emrin AlbGroup. Albgroup përfshin nën emrin e tij 4 kompani dhe eksperiencë në më shumë se 9 viteve në sipërmarrje për sektorin e pastrimit, higjenizimit, distribucionit, teknologjisë dhe turizmit. Albpastrim, Albsolution, Albacademy, Albooker kane sjellë në tregun shqiptar shërbime dhe produkte inovative për kohën, kanë edukuar tregun dhe konsumatorin duke synuar të jenë lider në sektorin e tyre. Përmes kompanive të Albgroup jemi përpjekur të ndikojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës të klientëve tanë, jemi përpjekur të ndikojmë në zhvillimin e përgjithshëm të komunitetit, duke ofruar një gamë të gjërë produkti dhe shërbimi për çdo industri.

Vizioni

AlbGroup është një organizatë që synon të krijojë zgjidhje për një sërë biznesesh të idustrive të ndryshme. Ne nuk jemi thjeshtë një imazh i arrirë por jemi dhe pasqyra  për tu bërë shumë më shumë.

Misioni

Ne përshtatemi me nevojat tuaja dhe transformimin e vazhdueshëm. Cilado qoftë industria, cilido vend, ne jemi atje për të rritur suksesin tuaj.

Vlerat

E kemi ndërtuar biznesin tonë mbi aftësitë e punonjësve tanë, partneriteteve dhe guximit për tu përballur me sfidat. Në AlbGroup mundësitë për progress janë të lidhura ngushtë vecanërisht me cilësinë e menaxhimit dhe ne kemi mësuar sesi të menaxhojme së bashku.

Historiku ndër vite

2020 – Albooker
Një platformë e re për tregun Shqiptar, Albooker e cila ju vjen në ndihmë të gjithë pronarëve të apartamenteve apo hoteleve por dhe të gjithë vizitorëve nga gjithë bota. Duke përdorur njohuri, përvojë dhe inovacion, vizioni i Albooker-it është të bëhet një nga agjencitë kryesore të qirave të pushimeve në Shqipëri…