AKADEMI

 

Tregu bëhet gjithmonë e më kërkues, konkurenca rritet dhe nevoja për t’ju përgjigjur këtyre trendeve në mënyrë profesionale tashmë është domosdoshmëri. Albacademy lindi si një nevojë e jona dhe e klientëve tanë. Shërbimet dhe produktet mund të jenë profesionale vetëm nëse stafi që i ushtron ose përdor ka aftësitë e nevojshmë në aplikimin e tyre. Në Albacademy janë bërë bashkë ekspertët më të mirë në fusha të ndryshmë të cilët synojnë të zhvillojnë konsulenca ose trajnime duke aplikuar praktikat më të mira, jo vetëm të eksperiencës së tyre. Zhvilluam një akademi për t’i ardhur në ndihmë biznesve, për të ndërtuar njësitë, departamentet, strukturat e nevojshme, por gjithashtu ndërtuam kurrikula profesionale për trajnimin e individit dhe stafit të çdo biznesi. Albacademy është partner i disa projekteve ndërkombëtare ku vizioni i përbashkët është se zhvillimi kapaciteteve njerëzore ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e një biznesi, por mbi të gjitha ndikon në zhvillimin e një kulture të re në burimet njerëzore.

 

Zhvillohu me Albacademy

Zhvillimi i biznesit me praktika të qarta

Përmirësimi i aftësive të stafit

Rritja e kapaciteteve personale

Krijimi i procedurave dhe politikave të reja në kompani

Projekte ndërkombëtare

Konsulenca Biznesi

Qytete

Individë të trajnuar