TEKNOLOGJI DHE AGJENCI UDHETIMESH

Albooker është një kompani e orientuar në teknologji e cila ofron zgjidhje për pronarët e shtëpive apo apartamenteve të pushimeve nëpërmjet platformës online të rezervimit si dhe programeve IT të menaxhimit.

Albooker është kompania më re e krijuar në AlbGroup. Dëshira e madhe për të krijuar mundësi e zgjidhje tepër efikase në menaxhimin e pronave online na drejtoi më drejt krijimit të Albooker. Ne ofrojmë zgjidhje për pronarët e shtëpive apo apartamenteve të pushimeve nëpërmjet platformës online të rezervimit si dhe programeve të menaxhimit te pronës online. Shërbimi që ofron është menaxhimi i kanaleve të rezervimeve online me anë të një platforme të vetme. Pjesë e shërbimeve të kompanisë tonë është edhe reklamimi në kanalet globale të shitjes (Booking.com, Airbnb, Expedia, TripAdvisor, HomeToGo) etj. Ajo çfarë ofrojmë ne për klientët tanë është besimi, mbështetja, konsulenca dhe zgjidhja teknologjike duke promovuar pronën tuaj dhe siguruar menaxhimin e saj në kanalet ndërkombëtare të shitjes.

Diferenca e Albooker

Menaxheri juaj personal i shitjeve online

Teknologji e cila mundëson reklamimin e  pronës

Siguri e plotë në rezervime dhe anullime

Strategji e dedikuar marketing

  Kombinimi një shumëllojshmërie shërbimesh.