HISTORIKU
Historiku
Një platformë e re për tregun Shqiptar, Albooker e cila ju vjen në ndihmë të gjithë pronarëve të apartamenteve apo hoteleve por dhe të gjithë vizitorëve nga gjithë bota. Duke përdorur njohuri, përvojë dhe inovacion, vizioni i Albooker-it është të bëhet një nga agjencitë kryesore të qirave të pushimeve në Shqipëri.
Ndarja zyrtare dhe ligjore e kompanive Albpastrim, Albsolution & Albacademy. Investuam në zhvillimin e mëtejshëm të strukturave tona shitëse, duke u fokusuar në shitjen online. Albacademy ka filluar veprimtarinë e saj në trajnimet afatshkurta profesionale të stafit si dhe me trajnime dhe kurse në sektorin e Hoteleri – Turizëm.
Themeluam Albacademy duke ofruar kurse profesionale të çertifikuara, konsulencë me ekspertët më të mirë në treg, projekte në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare. Firmosja e 7 parimeve të Fuqizimit të gruas UN Woman (United Nations Entity Gender Equality and the Empowerment of Women.)
Investuam në atë që është më e rëndësishmja, kapaciteti njerëzor. Me mbi 100 punonjës ofrojmë shërbim për më shumë se 300 biznese. U shtuan në portofolin tonë partnerë të rëndësishëm duke u perfshirë në fusha të tjera, Rolling Hills, Stadiumi Loro Boroci, Megatek etj. Në këtë vit hodhëm bazat për ndërtimin e Albacademy me programe trajnimi dhe zhvillimi.
Zgjerojmë fushën e veprimtarisë, duke ofruar shërbim për hotelerinë me partner të mëdhenj si Rogner Hotel, Diplomat Hotel, Continental pjesë e Kastrati group. Fokusi ynë ishte zgjerimi i industrive në të cilat ofrojmë shërbim dhe produkte. Startojmë një bashkëpunim të ri me kompaninë Mars Tissue duke zgjeruar gamën e produkteve të konsumit në pastrim. Në këtë vit ndërpresim shërbimin e administrimit, duke u identifikuar si një ndër kompanitë më të mëdha të pastrimit dhe sigurisht si një distributor i brandeve ndërkombëtare.
Bëhemi distributor të markave më të njohur për sa i përket materialeve të pastrimit, Vileda Professional, Dr. Schnell. Ofruam siguri për tregun Shqiptar, për brande Europiane dhe së bashku ndërtuam një vizion të ri, rritëm një kulturë të re në mirëmbajtjen dhe pastrimin në vend dhe u çertifikuam me standardet më të larta të menaxhimit.
Albpastrim zgjeron gamën e shërbimeve. Për të plotësuar çdo nevojë të biznesit dhe individëve sjellim shërbimin e shitjeve të produkteve të pastrimit dhe materialeve të konsumit. Investohet në makineri dhe në trajnime profesionale të stafit. Pikërisht këtë vit merr jetë dhe fillesa e kompanisë Albsolution.
Vetëm në një vit falë transparencës dhe shërbimit professional Albpastrim rritet me hapa të mëdhenj, duke filluar bashkëpunim me disa nga partnerët më rëndësishëm si: Epoka University UET, Beder University, ETC, Unioni Shqiptar etj. Sfiduam kapacitet tona në vetëm një vit.
Për herë të parë në Shqipëri krijohet një kompani pastrimi me struktura profesionale. Albpastrim starton si një kompani e vogël pastrimi me objektiv ofrimin e shërbimit të mirëmbajtjes në administrimin e hapësirave të përbashkëta. Të parët që nisëm bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës për administrimin e godinave të banimit.