Në këto ditë të vështira le të bëhemi të gjithë së bashku për t’u ardhur në ndihmë me sadopak ndihma njerëzve në nevojë .
Stafi i Albsolution përgatiti rreth 30 kuti me produkte të higjenës të cilat u dhuruan në zonën e Thumanës ,që higjiena dhe pastertia mos të mungojnë në këtë situatë të vështirë ku po përballemi me një virus të padukshëm.
Të ndihmojmë të gjithë aq sa kemi mundësi duke qëndruar pranë njeri-tjetrit që të mund t’a përballojmë këtë situatë së bashku.
Të zbatojmë rregullat që të përqafojmë njeri-tjetrin nesër!