APLIKO

Albgroup mirëpret çdo aplikim në pozicionet vakante të punës për secilin që mendon se i nevojitet një ambient pune sfidues, me mundësinë për t’u rritur, më dëshirën për të sjellë ndryshim në praktikat e përditshme.  Jemi në çdo kohë në kërkim të personave ambicioz dhe pozitiv.

AlbPastrim kompania që merret me shërbime pastrimi, mirëmbajtje mujore, pastrime gjenerale, pastrim fasade, tapicerit, shërbime DDD (Dezifektim, Dezinsektim, Deratizim).
Firmë që merret me administrimin dhe me pastrimin e ambienteve publike dhe private, kërkon të punësojë:

“Punonjës pastrimi për xhama “

Detyrat dhe Përgjegjësitë
1. Kryen pastrimin e fasadave të xhamit brenda dhe jashtë ndërtesave të lartësive të ndryshme.
2. Respekton rradhën e punës gjatë pastrimit të xhamave
3. Respekton kushtet për sigurinë dhe shëndetin në punë
Kualifikimet dhe Kërkesat
1. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm
2. Preferohen meshkuj me ose pa eksperiencë pune
3. Të jetë i përgjegjshëm dhe korrekt në punë
4. Të dijë të përdorë makineritë e pastrimit
Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:
Email: hr@albgroup.al
Tel: 067 40 100 44
Adresa: “Mall of Tirana” Kompleksi Tirana Industrial Park, kapanoni 27, Kashar
“Informacioni personal që do të paraqisni përmes aplikimit tuaj, do të mbrohet dhe përdoret vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e informacionit personal, konkretisht sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit( Nr. 9887, datë 10.03.2008)” Për Mbrojtjen e Informacionit Personal

AlbSolution kompania që merret me tregtim të materialeve të pastrimit, detergjentë pastrimi, artikujt të ndryshëm industrial, kërkon të punësojë:

“Agjent Shitjesh “

Detyrat dhe Përgjegjësitë
• Përgjegjës për menaxhimin e portofolit të klientëve dhe ndjekja e marrëdhënieve me ta;
• Realizon planin e shitjeve të përcaktuar nga kompania në zonën / portofolin e klientëve të tij;
• Njeh në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurrentëve;
• Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe indentifikimin e klientëve të rinj;
• Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
• Inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;
• Përgjegjës për ndjekjen e proçeseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
• Negocion me klientët për shitjen e produkteve;
• Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
• Raporton në mënyrë aktive për konkurrencën ( çmimet/ ofertat/ etj);
• Të zbatoj me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori.
• Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;
• Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen nga Menaxheri i Shitjeve.
strong>Kualifikimet dhe Kërkesat
1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Ekonomik ose fushë tjetër të ngjashme
2. Mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme
3. Njohje shumë të mirë të zonave të ndryshme të shitjes, konkurrentë
4. Të zotëroj leje drejtimi automjeti;
5. Aftësi shumë të mira komunikuese ;
6. Mosha 24 -35 vjeç.
Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:
Email: hr@albgroup.al
Tel: 067 40 100 44
Adresa:“Mall of Tirana” Kompleksi Tirana Industrial Park, kapanoni 27, Kashar
“Informacioni personal që do të paraqisni përmes aplikimit tuaj, do të mbrohet dhe përdoret vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e informacionit personal, konkretisht sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit( Nr. 9887, datë 10.03.2008)” Për Mbrojtjen e Informacionit Personal