Themeluesja e Innovest kujtoi se, për shkak të qasjeve dhe menaxhimit të duhur, janë krijuar produkte të reja. Sot stafi nuk është barrë. Më shumë se kurdo është një aset. Ndaj duhet parë si i tillë. Nëse doni të rrisni shitjet në një periudhë të tillë, shiko kush është produkti më me interes?
Nëse nuk kemi hapësira në shitje, ky është një moment i mirë, sipas saj për t’u përmirësuar. “Jo të gjitha e aplikojnë shumë pjesën e teknologjisë. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të adaptuar brenda biznesit tonë sistemet teknologjike, për shitjet”.
Ajo solli në vëmendjen e ndjekësve të webinarit, temën e flotës detare të Perikliut. “Flota detare kishte 150 anije. Ai kishte planifikuar në mënyrë përfekte strategjinë e tij të luftës, por i ndodh diçka e papritur. Një eklips diellor bën që kapiteni futet në panik, duke rrezikuar humbjen e drejtimit të anijes. Perikliu i hedh mbi kokë një copë të zezë duke e pyetur nëse mund të drejtonte në këtë rast. Kapiteni tregon se nuk kishte frikë nga një copë e zezë mbi kokë, ndaj Perikliu i kujton se nuk është i rëndësishëm shkaku i errësirës. Perceptimi i saj është në varësinë tonë.
Frikërat tona mund të bëhen rezultatet tona të nesërme, thotë Klodiana Ajazi. Ajo kujton se bizneset dhe klientët duhet të fillojnë të mendojnë cilat janë kanalet e shitjes. Duke thënë se shitja është psikologji, ajo kujtoi bizneset e ngritura në kohë krizash, të cilat sot kanë emra ndërkombëtar. E kishit menduar? Janë pikërisht emra të suksesshëm si: Revista Fortune, FedEx, UPS, Walt Disney Company, Standard Oil, Coors, Revlon, General Motors, Proctor & Gamble, LinkedIn, Microsoft, etj. Ato patën sukses pikërisht se u fokusuan në përvojat reale të asaj periudhe.
Në zgjidhjen e qasjes së duhur Ajazi kujtoi disa hapa të rëndësishëm për t’u ndërmarrë:
- Buxheto edhe nëse nuk e ke bërë më parë.
- Supozo më të keqen.
- Vepro shpejt.
- Mos ndalo.
- Ndiq ndryshimet dhe avancimet teknologjike.
- Përshtatu dhe përmirësohu. Gjenero mundësi të reja.
- Kupto cilat janë tendencat dhe ku mund të gjesh treg.
- Përmirëso stafin dhe mënyrën e operimit.
- Informohu vazhdimisht
- Shit vlerë, kjo është domosdoshmëri dhe nevojë.
- Ul kostot & përpiqu të sigurosh cash flow
Klodiana Ajazi solli në vëmendje edhe një set veprimesh që transmetojnë vlerë tek njerëzit, si: a) gjakftohtësia, b) të qenit dëshimtar i gabimeve të të tjerëve, c) të qenit një vëzhgues i mirë, d) kursimtar i zoti, e) Racional & Objektiv, f) të përshtatesh ndaj presionit, g) të shfrytëzosh pasiguritë h) të kesh vetëbesim, i) të shfrytëzosh momentin, j) të jesh vizionar dhe praktik.
Kjo është një periudhë kur ka nevojë për një gjykim objektiv dhe vullnet, sipas saj. “Shpërfillja e funksionit të sistemeve çon në mos zbatimin e procedurave dhe rregullave”, theksoi Ajazi